KB Rahoveci e shpall Final 8 si sukses të padiskutueshëm: 0% incidente, 100% sukses

KB Rahoveci me anë të një postimi e ka konsideruar sukses të jashtëzakonshëm Final 8 të Kupës së Kosovës.

Teksa klubi nuk arriti më shumë se gjysmëfinalen, ishte organizimi që arriti vlerësime maksimale.

KB Rahoveci u përgëzua nga gjithë Kosova për organizimin dhe vet klubi e shpalli këtë Final 8 në 15 vjetorin e pavarësisë si sukses të padiskutueshëm në një kohë kur orgnaizimet e tilla me vështirësi mbahen pasi ndeshjet po ndërprehen e incidentet e mëdha ndodhën gjithandej kur takohen tifozët.

Megjithatë asnjë ndeshje s’u ndërpre në Rahovec dhe kjo ishte fitore e madhe për basketbollin.

KB Rahoveci rikthehet në aksion të shtunën ndaj KB Vëllaznimit dhe tashmë pa gjasa për të mbijetuar në Superligë.

/Rahoveci24/

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.