KB Rahoveci e fillon sezonin me fitore bindëse ndaj Boreas

KB Rahoveci e ka filluar sezonin me fitore bindëse ndaj Boreas me rezultat 101-85.

Skuadra e cila ishte në playoff edicionin e kaluar pësoi disa ndryshime duke u përforcuar me disa lojtarë.

Por, kryetrajneri Loci mbeti dhe solli kështu edhe fitoren e parë.

Ndeshja e ardhshme për Rahovecin është ndaj Bashkimit, më pas vjen sfida nda Yllit.

I pandalshëm ishte Arian Qallaku me 33 pikë, 10 kërcime dhe 4 topa të vjedhur.

Po i pandalshëm ishte edhe James Stanback me 29 pikë dhe 5 kërcime, kurse double double regjistroi edhe Rron Grapci me 19 pikë e 12 kërcime.

/Rahoveci24/

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.