KB Rahoveci 029 si vendas ndaj Vëllaznimit në Prizren të hënën, shkak KQZ-ja

Të hënën nga ora 16:00 në Prizren luhet ndeshja mes KB Rahoveci 029 dhe Vëllaznimit.

Në Prizren do të votojnë 100 mijë persona, por sallën kryesore “Sezai Surroi” nuk ua bllokuan klubeve, kurse në Rahovec dikush duket se u tregua më i mençur: përzuri ekipet sportive vendase për hesapet e KQZ-së, e cila ashtu si në Prizren, edhe në Rahovec numërimin ka mundur ta zhvillojë diku tjetër.

Ky është skandal shumë i madh pasi një humbje potenciale e KB Rahoveci 029 në Prizren ndaj Vëllaznimit, do të rrezikonte gjasat jo vetëm për playoff, por edhe për ekzistencë, plus që klubi është dëmtuar shumë financiarisht në kohën kur s’ka fare përkrahje nga kompanitë vendase.

osa1

Kështu KB Rahoveci e pret KB Vëllanzimin në ndeshjen më të rëndësishme të viteve të fundit e cila ka impakt direkt në sezonin. /Rahoveci24/

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.