Katër persona të armatosur hynë në një market në Rahovec, por nuk arrijnë të kryejnë grabitjen

Dy puntorë të sigurimit të një marketi në Rahovec kanë raportuar se katër persona të maskuar dhe nën kërcënimin e armëve të gjata kanë depërtuar me forcë brenda marketit, por nuk kanë arrit të kryejnë grabitjen.

Të dyshuarit janë larguar nga vendi i ngjarjes në drejtim të pa njohur me një automjet me tabela huaja, njofton Klan Kosova.

Nuk është raportuar për të lënduar, ndërsa rastin janë duke e hetuar të gjitha njësitet relevante.

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.