Duket se gjërat e këqija këtë sezon s’kanë të ndalur dhe do të jetë një sezon mjaft i gjatë për të keq.
Ikona e KB Rahovecit, Darrell Davis, i cili shkëlqeu në dy edicione për klubin, duket se ka gjetur klub të ri.
Burime të afërta me KB Yllin bëjnë të ditur se lojtari është në bisedime të avancuara me skuadrën suharekase.
Edhe më parë Rahoveci24 raportoi se Davis ka negociata me Yllin, por që ky lajm nuk u besua nga askush, e tash duket të jetë i vërtet.
Kërkesa e Darrell Davis është kryekëput e Adis Beciragic i cili ka kërkuar lojtarin amerikan si shanc të fundit të tij për të vazhduar me skuadrën suharekase.
Davis ishte absolutisht lojtari kryesor i Rahovecit. Ai u soll në Rahovec nga Marjan Ilieveski ku shkëlqeu gjatë dy edicioneve, por nuk arriti të sjellë titullin e kampionit.