Kastriot Berisha, kandidati i AAK-së që ngjason me liderin Ramush Haradinaj

Për herë të parë po garon për deputet, por tashmë ka rrëmbyer vëmendjen me fushatën e tij të veçantë.

Bëhet fjalë për kandidatin për deputet nga Malisheva, Kastriot Berisha, i cili po garon për herë të parë për deputet, pasi në disa procese zgjedhore ishte asamblisti më i votuar në Komunën e Malishevës.

640x74

Këtë test Berisha e ka marrë me shumë seriozitet për t’i ndihmuar partisë së tij, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe të kontribuoj që lideri Ramush Haradinaj të zgjidhet president.

Por, ka njerëz që e ngatërrojnë Kastriot Berishën pasi ngjason në pamje dhe në të folur me liderin Ramush Haradinaj, gjithnjë sipas një raportimi nga televizioni T7.

Në një prononcim për këtë televizion, Kastriot Berisha megjithatë mohon ngjashmërinë me Ramush Hardadinajn edhe pse ka një afërsi me liderin e madje shpesh janë bashkë në eksplorimet e bukurisë së Kosovës, një hobi i përbashkët i tyre gjatë vikendeve.

“E vetmja ngjashmëri që kam me presidentin e ardhshëm Ramush Haradinajn është dashuria që kemi për Kosovën dhe fakti që jemi të gatshëm të kontribuojmë për vendin tonë në çdo moment”, shprehet Kastriot Berisha për televizionin T7.

Kastriot Berisha në këto zgjedhje garon në listën e AAK-së me numrin 55.

Ai është i biri i dëshmorit nga Malisheva, Hamdi Berisha.  

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.