Kastrati: Në Superligë synojmë titullin, sivjet mundëm ekipet me më shumë buxhet

Trajneri i FC Rahoveci 2019, Arsim Kastrati, është shprehur mjaft i entuziazmuar pasi klubi i tij ka arritur rikthimin në Superligë dhe mbyll sezonin ndaj Vushtrrisë të shtunën ku do të ngritet edhe kupa në një festë të jashtëzakonshme.

Teksa Kastrati ka ftuar të gjithë në festë të shtunën, ka precizuar se ekipet kundërshtare kanë pasur buxhet më të madh.

Kujtojmë se FC Rahoveci 2019 në futsal kishte rekord pothuajse 100% me vetëm një humbje gjatë gjithë sezonit. Futsali kështu do të jetë një nga dy sportet e vetme ku Rahoveci do të jetë prezent në Superligë vitin e ardhshëm, krahas hendbollit.

“Sezoni ishte i vështirë pasi që gjashtë ekipe kanë qenë pretendente për titull, mirëpo ekipa ka treguar përkushtim dhe përgatitjet të duhura për të arritur qëllimin.

Synimet në vitin e ardhshëm janë të qarta do të luftojmë për titull të cilin e besojëm se duke sjellë përforcime të duhura dhe me provojë  që do ta arrijmë qëllimi që ta sjellim edhe Kupen e Superligës në Rahovec”.

“Atmosfera në klubin tonë është e mirë, pasi që suksesi nuk do të ishte duke fituar të gjitha ndeshjet në ligë ku ekipet kundërshtare kanë pasur edhe buxhet më të madhe mirëpo ekipa me punë arriti qëllimin që të shpallim Kampion”, u shpreh Kastrati për portalin Rahoveci24.

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.