Kapiteni Shehu: Ka punë për mbijetesë, rezultatet meritë e Fadilit

Kapiteni i KF Rahovecit, Besnik Shehu, pas paraqitjes së radhës së tij dhe të ekipit që kulmoi me fitore të madhe ndaj Deçanit ka preferuar të mbajë qetësinë dhe të mos ekzaltohet nga kënaqësia.

Kapiteni Shehu dhe ekipi i tij arritën fitore të madhe ndaj Deçanit me rezultat 2-1 që nfihmon në luftën për mbijetesë.

Por, Besniku ka preferuar të jetë i qetë duke qenë i vetdishëm për luftën për mbijetesë.

“Ishte lojë e mirë nga ana e ekipit, përgëzoj gjithë bashklojtarët ishin të mrekullueshëm. Po punojmë drejt qëllimit tonë, dhe dale ngadalë besoj do ja arrijmë, jemi të vetdishëm për luftën e vëshirë për mbijetesë”.

“Merita për këto rezultate është e trajnerit Fadilit. Ai është arsyeja pse ne po rezonojmë dhe tash jemi bërë një konstelacion mjaft solid në fushë. Shpresoj ti gëzojmë tifozet dhe si kapiten ftoj tifozët Vreshtarët në tribuna. Pa ta s’kemi gjasa, me ata jemi kampionë”, theksoi Shehu për Rahoveci24.

/Rahoveci24/

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.