Kapiteni i KF Rahovecit, Besnik Shehu, është në dyshim të madh për ndeshjen e vitit ndaj Ballkanit.
Besnik Shehu është prekur nga një rast tragjik familjar, pasi nipi i tij i vogël ndërroi jetë pas një sëmundje.
Ky rast ka prekur tej mase kapitenin, i cili nuk ishte në gjendje të zhvillojë stërvitjen e fundit dhe mungoi.
Kështu ai mund të mungojë dhe është në dyshim të madh për duelin e madh dhe më të rëndësishëm ndaj Ballkanit.
Rahoveci24 i shpreh ngushëllime kapitenit, pasi para çdo gjëje primare është familja. Qëndro i fortë dhe kthehu i tillë ashtu siç të njohin të gjithë…