Kapiteni Bajram Krendali: Do të ngritemi në tabelë, duhet ta mposhtim Istogun

Kapiteni i KF Rahovecit, anësori Bajram Krendali, ka folur për Rahoveci24 para duelit që ekipi zhvillon të mërkurën ndaj Istogut.

Rahoveci do të kërkojë fitoren në duelin ndaj Istogut për të vazhduar serinë pozitive. Skuadra e Istogut është në vendin e fundit në Ligën e Parë, por Krendali thotë se ndeshja nuk do të jetë e lehtë.

“Fitorja ndaj Vllaznisë ka krijuar një bazë të mirë, pozitive, për një ecuri të mirë të rezultateve. Ndaj Istogut është krejt ndeshje tjetër. Ne e dimë se Istogu është në vendin e fundit dhe nuk ka pasur rezultate të mira, por kjo nuk do të thotë se ndeshja do të jetë e lehtë. Mendoj se do të jetë një ndeshje e vështirë, pasi që Istogu do të bëj të pamundurën për të rrëmbyer pikë”.

“Përkundër kushteve të vështira atmosferike ekipi vazhdoi stërvijet e rregullta dhe jemi në një moment pozitiv, duke punuar së bashku. Falënderoj edhe trajnerin për punën e mirë që po bën me ekipin”.

“Ne jemi të vetdishëm se nuk duhet të ndalemi pas fitores ndaj Vllaznisë. Jemi tejet të motivuar për të vazhduar ngritjen në tabelë. Ne nuk e meritojmë këtë pozitë në tabelë, por për këtë duhet të punojmë dhe duhet ta mposhtim Istogun. Do të bëjmë maksimumin. I ftoj të gjithë në stadium, na duhet përkrahja e të gjithëve”, u shpreh Krendali për Rahoveci24.

Krendali ka qenë prej lojtarëve me performanca më të mira nga fillimi i sezonit, duke u treguar vendimtar në shumë ndeshje, teksa tash me shiritin e kapitenit po udhëheq skuadrën drejt sukseseve në Ligën e Parë. /Rahoveci24/

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.