Kapet në Rahovec i dyshuari për vjedhjen e Mercedesit te Rruga B në Prishtinë

Policia e Kosovës ka arrestuar dje në Rahovec një person të dyshuar për vjedhje të rëndë.

Gazeta Sinjali ka mësuar nga burimet brenda prokurorisë se i arrestuari dyshohet se mbrëmjen e së hënës ka vjedhur një veturë të tipit “Mercedes” e cila kishte qenë e parkuar te Rruga B në Prishtinë.

Këto burime njoftojnë se pas intervistimit, prokurori ka urdhëruar që i dyshuari të dërgohet në mbajtje.

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.