Kandidati i AAK-së: Fitoj pa balotazh, me fitore të thellë

Kandidati i AAK-së për kryetar të komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka deklaruar se ai do të shënojë fitore të thellë dhe do të fitojë pa balotazh.

Mendimin e tij nënvlerësues kundër kandidatëve të tjerë, Latifi e dha në debatin “Edicioni Zgjedhor” në Klan Kosova.

Ai tha se është mbipartiak dhe do të marrë përkrahje edhe nga subjektet tjera politike.

“Do të fitoj pa balotazh, do të jetë fitore e thellë”.

“Unë do të fitoj pa balotazh dhe ate besoj se do të kemi fitore të thellë në raundin e parë”, u shpreh Latifi.

/Rahoveci24/

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.