Rreshjet e fundit të shiut kanë shkaktuar shumë telashe jo vetëm nëpër fshatra, por edhe brenda qytetit.
Gjegjësisht në një nga rrugët kryesore në hyrje të qytetit, në Rr. UÇK pranë VIVA Fresh Store, tash e disa ditë banorët po kanë problem me shpërthimin e kanalizimit.
Përpos kutërbimit dhe lagështisë së krijuar, telashet nga shpërthimi i kanalizimit vetëm sa po rriten.
Një qytetar në kushte anonimiteti i ka thënë Rahoveci24 se ka 5 ditë që ka shpërthyer kanalizimi.
Sipas këtij qytetari, K.R.U. Gjakova ka konfirmuar se nuk mund ta rregullojnë këtë problem, pasi bëhet fjalë për kanalizim të bllokuar mbi 100 metra, e se këtë problem mund ta sanojë vetëm komuna e Rahovecit.
Kanalizimi besohet se është bllokuar prej rrugës magjistrale e cila po zgjerohet dhe nuk është përfunduar, ndërsa zalli nga rreshjet ka hyrë në kanalizim duke e bllokuar atë.
Qytetarët kërkojnë ndërhyrje nga institucionet sa më shpejt të jetë e mundur pasi është një nga rrugët më të frekuentuara dhe jetojnë qindra banorë aty.
/Rahoveci24/



