Kryetari i Komunës së Rahovecit priti në takim basketbollistët e KB Rahoveci.
Kryetari i Komunës së Rahovecit priti në takim basketbollistët e KB Rahoveci
Gjatë ditës së sotme kryetari i Komunës së Rahovecit, Idriz Vehapi, priti në një takim basketbollistët dhe anëtarët e bordit të KB Rahoveci meshkuj.
Kryetari i Komunës së Rahovecit Idriz Vehapi, gjatë takimit i ka uruar basketbollistët dhe stafin menaxhues për sukseset e arritura duke e fituar kupën e ligës së parë dhe për hyrjen në superligën e basketbollit të Kosovës.
“Suksesi i juaj afirmoi Komunën e Rahovecit dhe është kënaqësi, që kemi një klub të organizuar mirë, dhe të përgatitur për të bërë gara në superligën e basketbollit të Kosovës”, u shpreh kryetari Vehapi.
Ndërkaq kryetari i bordit të KB Rahoveci Bekim Hoxha, pasi e falënderoi për pritjen dhe për mbështetjen e njoftoi kryetarin Vehapi, për planet e këtij klubi i cili nga sezoni i ardhshëm do të bëjë gara në superligën e Kosovës. “ Nevojë të madhe KB Rahoveci ka, për rregullimin e palestrës sportive dhe kërkoj nga kryetari që të bëhet presion në MKRS-në, që kjo palestër të përfundohet sa me shpejtë që është e mundur” tha kryetari i bordit Hoxha.KB Rahoveci kampionatin e rrëgallët në ligën e parë e kanë përfunduar me 22 fitore dhe asnjë humbje, kurse në playoff kanë fituar 2 me 1 kundër KB Drita nga Gjilani.
Pas takimit të zhvilluar në zyrën e kryetarit, kryetari organizoj një drekë për basketbollistët dhe anëtarët e bordit të KB Rahoveci./Rahoveci24/