Të premtën do të mbahet ngjarja më e madhe sportive e kësaj vere, POLI Streetball Kosova 2021.
Në këtë eveniment ku marrin pjesë 12 ekipet më të forta të basketbollit 3×3 nuk mungojnë kampionët Grapeland me në krye Bardh Rexhën e Altin Selmancenën që janë kampionë të Kosovës.
Ekipi i Rahovecit do të përballet qysh në ndeshjen e parë në derbi të madh ndaj Suharekës, ku luan Rilind Krasniqi.
Rahoveci ra në short me Suharekën dhe ADS, ndërkaq ndeshja mes klubit tonë dhe Suharekës zhvillohet nga ora 16:20.
Të gjitha ndeshjet do të transmetohen në Artsport të Artmotion.
Ndërkaq finalja e madhe transmetohet në Klan Kosova.
Shpresojmë që kampionët Grapeland të triumfojnë edhe kësaj radhe. Konfirmohen ekipet, grupet dhe orari i ndeshjeve!