Brendi më i mirë i premium kafes në Evropë, Julius Meinl nga fillimi i javës mund të shijohet në ambientin më të ri në Rahovec, Simple Bar.
Julius Meinl, brend ky që është lider në industrinë e kafes në Evropë daton nga viti 1862.
Konsiderohet lider për kafe në Evropën Qëndrore, teksa bashkë me mjeshtrinë e bërjes së makiatove mund të shijohet për herë të parë në Rahovec në Simple Bar, mëson Rahoveci24.
Julius Meinl është premium kafe nga Viena që për prodhim përdor vetëm kokrra organike të kafes, teksa prodhimi bëhet me shumë finesë në Vienë dhe Vicenza.
Çmimi i servimit të kësaj kafe pritet të jetë sipas standardeve aktuale në Rahovec, por shija e saj në Simple dallon prej tjera kafeve – ka standarde evropiane.
Simple Bar pritet të hapet në fillim të javës së ardhshme. /Rahoveci24/