Kafexhiu “certifikohet” nga Kurti, por vazhdon të mos ketë qasje në degën e VV-së në Rahovec

Asamblisti i Lëvizjes Vetëvendosje dhe ish-kryetari i kuvendit, Defrim Kafexhiu, për të dëshmuar afërsinë me kryeministrin Albin Kurti dhe organet qëndrore të partisë, me krenari publikoi një postim ku tregon se është certifikuar në mbledhjen e 54 të Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje nga kryeministri dhe kryetari i kësaj partie, Albin Kurti.

“I përkushtuar për të thelluar mësimet politike e përherë krenar me rrugëtimin në Lëvizjen Vetëvendosje” ka shkruar mes tjerash Kafexhiu, i cili gjithashtu themeloi së fundmi portalin Rahoveci n’Fokus me miq të afërt politik.

640x74

Në anën tjetër Kafexhiu dhe asamblistët tjerë vazhdojnë të jenë të papërfshirë në aktivitetet e degës së VV-së në Rahovec që drejtohet aktualisht nga Ali Dula.

Teksa Kafexhiu, postoi me krenari certifikimin në profilin e tij në Facebook, dega e VV-së në Rahovec dëshmoi se nuk koordinohet as me Kafexhiun e as me asamblistët tjerë, pasi të gjithë u panë në një tubim për riaktivizimin e degës së VV-së në Krushë të Madhe, e ku u zgjodh kryetar Etrit Hoti.

Asnjë prej asamblistëve aktual nuk janë të përfshirë në këto procese, që dëshmon se afërsia e Kafexhiut me Kurtin nuk është në nivele për procese të vendimmdarrjes.

Burime të Rahoveci24 mësojnë se akoma asamblistët e Lëvizjes Vetëvendosje – Dega në Rahovec, ku është edhe Defrim Kafexhiu, nuk i përgjigjen Ali Dulës, me këtë të fundit që pati kërkuar që edhe deklarimet e tyre në Kuvendin Komunal të koordinohen me degën, gjë që u refuzua nga këta asamblistë.

Se a është afërsia e Kafexhiut me Kurtin përnjëmend e fortë, apo vetëm sa për fotografi, kjo mbetet të shihet në kandidaturat për zgjedhjet e ardhshme, nëse Kafexhiu dhe asamblistët tjerë, do të përfshihen nga dega e VV-së në Rahovec, që tani drejtohet nga koordinatori Ali Dula, i cili hiç më larg se mbrëmë u pa në praninë e njeriut nr. 1 për koordinimin e degëve të VV-së në nivel të Kosovës, Sali Zyba.  

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.