Kryeparlamentari dhe kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, do të qëndrojë gjatë ditës në Rahovec.
Rahoveci24 mëson se qëllimi i vizitës është takimi me Vreshtarë dhe që atyre t’u sqarohen dilemat për subvencionet e mbetura të pa paguara dhe ato vijuese.
Po ashtu, i pari i PDK-së pritet të shpalosë edhe platformën e tij për Kosovën, të cilën do ta konfirmojë për zgjedhjet e ardhshme në Kongresin e PDK-së që mbahet pas pak ditësh.
Kjo vizitë e Kadri Veselit në Rahovec është e papritur dhe do të mbahet në ambientet e restaurant “Jaha”. /Rahoveci24/