Kadri Dellova i PDK-së kërkon që Krusha të bëhet qytet (Foto)

Asambleisti nga radhët e PDK-së, Kadri Dellova, ka hedhur në publik një ide utopike të tij, ndarjen e Krushës së Madhe nga Rahoveci dhe krijimin e qytetit.

Asambleisti nga partia më e madhe në vend me anë të një postimi në Facebook ka krijuar përçarje duke hedhur publikisht një ide të papranueshme të krijimit të qytetit të Krushës së Madhe, që e cungon edhe më shumë komunën e Rahovecit dhe thellon ndarjen.

Ai këtë pohim e ka bërë në një postim të publikuar dy javë më parë në faqen e tij në Facebook, i cili ka shokuar qytetarët e komunës së Rahovecit.

Ky pohim madje është bërë në promovimin e disa prej punëve të kryera nga qeverisja komunale në këtë fshat.

Mbetet të shihet cili do të jetë reagimi zyrtar i degës së PDK-së në Rahovec, të parit të partisë dhe të komunës, Idriz Vehapit, i cili natyrisht nuk mund t’i qëndrojë prapa një ideje të tillë utopike.

/Rahoveci24/

dellova 1

dellova 2

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.