Kacoli beson në fitore: Nëse mbushet stadiumi, mund t’ia dalim

Një nga lojtarët më të mirë të KF Rahovecit këtë sezon, Jetmir Kacoli, shpreh besimin se mund të arrihet deri te fitorja.

KF Rahoveci luan të mërkurën ndaj Suharekës nga ora 15:00, një fitore që do të katapultonte KF Rahovecin drejt kulmit të tabelës në një luftë të ashpër futbollistike.

Kacoli beson te fitorja, nëse stadiumi mbushet.

“Po, kemi pritur duke besuarnë punën që kemi bë nga dita e parë e stërvitjeve e drei më sot duke besuar në cilësinë e ekipit dhe punës të mir që është duke filluar nga kryesia e klubit te shtabi teknik tek futbollistët”.

“Ne në çdo ndeshje kemi synimin e tri pikëve kështu që edhe në këtë ndeshje kundër Suharekës qëllimi jonë janë vetëm tri pikë të mbesin në Rahovec”.

“Prezenca dhe mbështetja e tyre në këtë ndeshje ka rëndësi të madhe për ekipin. Ne presim që stadiumi të jetë imbushur duke mos ra asnjëherë pre e provokimeve të kundërshtarit, por vetëm të na mbështesin neve. Bashkë me ta do të jetë gjithçka më e lehtë dhe të festojmë për tri pikët”, u shpreh Kacoli për Rahoveci24.

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.