Kanë filluar kalkulimet e mundshme mbi qeverinë e ardhshme të Republikës së Kosovës.
Dhe, teksa Albin Kurti injoroi totalisht Rahovecin duke mos bërë asnjë ministër, e duke mos caktuar fare as kandidat nga dega e Rahovecit, ndryshe ka vepruar PDK, që përpos tri kandidatëve për deputetë, tashmë po mendon edhe që kabineti qeveritar të ketë figura nga Rahoveci.
Dihet se Idriz Vehapi dhe Edon Cana janë top kandidatët e PDK-së në këto zgjedhje, por në rast se Qeveria e Kosovës do të formohet nga PDK dhe Bedri Hamza do jetë kryministër, dy prej ministrave mund të jenë pikërisht ata.
Mbetet të shihet çka do të ndodhë, por Rahoveci është në interesin e veçantë të PDK-së për qeverinë e re të pas 9 Shkurtit. /Rahoveci24/


