Kabashi: Latifi e ka lehtë me Dulën, vetëm Krasniqi mund ta mposhtë atë në balotazh

Analisti Bekim Kabashi i cili është edhe njohës shumë i mirë i zhvillimeve të politikës në Rahovec dhe gjithashtu vjen nga rrethina e Rahovecit, ka analizuar rezultatin e zgjedhjeve.

Ai ka cilësuar rezultatin si dramatik, teksa ka cilësuar se Smajl Latifi pati rënie prej 10% të votave, gjë që e lë sipas tij hapur diskutimin e fituesit.

osa1

Për balotazh ai tha se janë rreth 80 vota që e ndajnë Ali Dulën nga Burim Krasniqi dhe se gjithçka mund të ndodhë në balotazh.

Ai shtoi se Smajl Latifi do të ketë punë të lehtë me Ali Dulën për shkak të ndarjes së votës në fshat-qytet, kurse do të jetë jashtëzakonisht i rrezikuar nëse në balotazh hyn Burim Krasniqi, pasi do të kishte përkrahjen masive nga qyteti.

Këto pohime Bekim Kabashi i bëri në Debat Plus me Ermal Pandurin.

/Rahoveci24/

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.