Junious Prowell ka thënë se ekipi do të japë maksimumin për të triumfuar në ndeshjen e ardhshme ndaj Kereasan Prishtinës dhe të shkruhet historia duke arritur në gjysmëfinale të Kupës.
Dueli ndaj Kerasanit zhvillohet të mërkurën nga ora 17:15.
Deklarata e Junious Prowell para ndeshjes ndaj Kerasanit (Mër, 17:15 – SUH) 📢
“Ndihem shumë mirë dhe jam i ngazëllyer që kam mundësinë të jem pjesë e historisë për klubin dhe që ta arrijmë Final 4 (gjysmëfinalen e Kupës). Nëse luajmë siç e di se ne mund të luajmë, atëherë do ta bëjmë historinë”.
“Sa herë që humbim ndihem i frustruar, sepse ndjej se mund ta mposhtim secilin ekip pa përjasthim. Ne kemi lënë një mundësi të artë të na ikë që të sigurojmë një vend në playoff ndaj Trepçës, por ne duhet të vazhdojmë me punën e madhe dhe të fokusohemi në ndeshjen e ardhshme”.
“Mendoj se ne kemi vërtet lojtarë të mirë në skuadër e kemi filluar që të krijojmë kiminë e duhur për të fituar ndeshje të rëndësishme dhe për të shkuar përpara. Siç kam thënë më parë, unë kam besim të madh në këtë ekip se ne mund të mposhtim secilin ekip që përballemi”.
“Natyrisht mendoj se mund at fitojmë Kupën. Përderisa ne lojtarët dhe trajnerët të jemi në të njëjtën anë të medaljes, atëherë ndjej se ne jemi ekipi më i mirë në ampionat. Dhe teksa vazhdojmë të komopnohemi me njëri tjetrin, mendjo se definivitivisht kemi gjasa ta fitojmë edhe Kupën e Kosovës por edhe titullin e kampionit të Superligës”.
#ForcaVreshtarët #ForTheCity #TheLand #StrengthinVineyards 🔥
🏆