Jemi të pamposhtur, Kalaja nuk erdhi për të luajtur

KB Rahoveci mbetet i pamposhtur në Ligën e Parë, pasi KB Kalaja fare nuk ka udhëtuar drejt Suharekës, aty ku është dashur të zhvillohet dueli nga ora 15:30.

Në mungesë të palestrës tonë, djemt e KB Rahovecit shkuan drejt Suharekës me të vetmin synim për të fituar, përkrahur nga tifozët e flakt “Vrehstarët”.

Por, pritjeve të gjata u erdhi fundi, pasi që skuadra nga Prizreni nuk erdhi fare për t’u paraqitur.

Kështu, KB Rahoveci e fiton ndeshjen me rezultat zyrtar 20-0.

Rahoveci mbetet i pari në tabelë me të gjitha fitore dhe pa asnjë humbje. /Rahoveci24/

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.