Javën e ardhshme do të nisë sezoni i ri i basketbollit në Ligën e Parë ku Grapeland Rahoveci do të luftojë për një pozitë në Superligë.
Për ta arritur këtë qëllim, janë disa kundërshtarë të fuqishëm si KB Istogu dhe New Basket, ndërkaq spekulohet për një inkuadrim ilegal të mundshëm të KB Dritës në këtë ligë.
Megjithatë ajo që dihet deri tani është se ekipi është më se i përgatitur dhe miqësoret përgatitore i ka filluar perfekt nën drejtimin e Locit çka ka rritur shpresën për kthim në Superligë.
Ajo që mungon është përkrahja e sponsorëve – deri tani përkrahja më e madhe ka ardhur nga Artvision, pa përfshirë këtu përkrahjen e institucioneve, e ku sigurisht nevojiten më shumë sponsorë për të siguruar top performancë.
Rahoveci24 mëson se tashmë është gati edhe një transfer i ri bombastik që do të prezantohet nga klubi, një top lojtar vendor nga edicioni i kaluar në Ligën e Parë.
Ndeshjen e parë Grapeland Rahoveci e zhvillon ndaj Kerasanit në Prishtinë, e më pas si vendas ndaj Neë Basketit, të dy ndeshjet zhvillohen gjatë tetorit dhe përkrahja duhet të jetë maksimale.
Sistemi ka ndryshuar sivjet në Ligën e Parë dhe vendi i parë në këtë kampionat është tepër i rëndësishëm për të pasur gjasa për inkuadrim në Superligë andaj çdo fitore vlen shumë.


