Sot, në këtë moment të ndërrimit të motmoteve, le të rikthejmë kujtesën tonë për rrugën e gjatë dhe të mundimshme që kaloi ky popull, rrugë e cila ende vazhdon, për të jetësuar bashkërisht krejt atë që është e mundshme nga ne, theksoi Latifi.
Më posht mund ta lexoni postimin e plot:
PËR NJË VIT VËRTET TË RI!
***
Kosova po i jep lantumirën edhe një viti të rëndë-2016, mbase njërit prej më të vëshirëve që nga paslufta çlirimtare.
Shqiptarët si komb, edhepse i kanë dy shtete (Republikën e Shqipërisë dhe Republikën e Kosovës) meritojnë të kenë jetë normale dhe dijitoze në trojet e veta si dhe respektin e plotë instiucional ndaj mërgatës tonë e cila edhe është e madhe, edhe e shpërndanë në të katër anët e globit.
Sot, në këtë moment të ndërrimit të motmoteve, le të rikthejmë kujtesën tonë për rrugën e gjatë dhe të mundimshme që kaloi ky popull, rrugë e cila ende vazhdon, për të jetësuar bashkërisht krejt atë që është e mundshme nga ne.
Duke i mbajtur në mend ato që e karakterizuan Kosovën në një vit që mbetet i rëndë, i mbrapshtë dhe nuk mundet më që ta kemi luksin e të lejojmë t’i përsëritet Kosovës së rraskapitur edhe në vitin 2017.
Vetëm kujtojini sa goditjet i mori Kosova që ia zbehën përditë lirinë, pavarësinë, sovranitetin, terësinë tokësore si pasojë e qeverisjes pa kurrfarë dinjiteti e me një mal lëshimesh kundrejt vlerave më themelore të shtetit, e deri te korrupsioni, aferat, skandalet dhe dështimet pothuajse në çdo fushë, në 2017…!!!
Andaj, na presin:
– punët e përkushtuara për të rikthyer shpresat e këputura,
– motivim i madh për të vepruar përtej interesit personal e për interesat e përgjithshme,
– vullnet i plotë dhe guxim njerëzor për përballje me të keqen e cila i ka lëshuar thellë rrënjët në jetën tonë publike dhe shoqërinë shqiptare,
– më shumë sinqeritet ndaj njëri-tjetrit, poashtu respekt deri në përunjtësi ndaj sakrificave dhe gjakut të derdhur të shqiptarëve ndër breza, ndaj tërë asaj që së bashku i përjetuam në rrugëtimin tonë si dhe gjatë luftës çlirimtare,
– vlerësim real ndaj të gjithë atyre burrave dhe grave shqiptare që na mësuan, edukuan dhe na motivuan që t’i dalim zot atdheut tonë kur na thirri lufta për liri.
– përpjekje deri në maksimum që t’i bëjmë realitet ëndrrat e qindraemijëra bijve e bijave atdhetarë që nuk jetojnë më dhe u përjetësuan duke luftuar në forma e mënyra të ndryshme me mjetet që ua diktoi koha kur jetuan, që të jetohet në liri, me dinjitet dhe krenarë në këto troje,
– që të lëvizim dhe rrokullisim të gjithë gurët dhe Kosovës, qytetarëve të saj si dhe shqiptarëve kudo që jetojnë t’ju kthehet nderi, krenaria dhe dinjiteti.
…
Të punojmë për një vit vërtet të ri, të mbarë dhe të suksesshëm!
Urime dhe Gëzuar 2017!
Smajl Latifi
Më: 31 dhjetor 2016