Me të hyrë në prag të stinorit pranveror, po paraqitet edhe nevoja për mbjelljen e kulturave të ndryshme bujqësore.
Rahoveci është kryeqytet i bujqësisë – jo më kot e ka marrë këtë titull. Dhe pos rrushit, shumë kultura të perimeve kultivohen në tokën tonë.
Qepa është një prej këtyre kulturave.
Në dy foto që Rahoveci24 siguroi nga faqja Bujqësia.com në Facebook, shihet se si bëhet mbjellja e qepës.
Mbjellja është në formë të qepujkës dhe jo me farë. Kjo metodë besohet se hyn më shpejt në prodhim. /Rahoveci24/