Ja sa është i pasur Idriz Vehapi, të gjitha detajet

Agjencia Kundër Korrupsionit ka publikuar pasuritë e zyrtarëve që kanë poste publike në Kosovë.

Në mesin e zyrtarëve, janë edhe ata të Komunës së Rahovecit dhe RahovecPress do e sjell për ju pasurinë e secilit, duke filluar nga ajo e kryetarit Idriz Vehapi.

Kështu, Vehapi në pasuri të paluajtshme, ka deklaruar një “shtëpi banimi me 3 ari truall, pjesërisht të rregulluar”, 465 metra katrorë që e ka përfunduar në vitin 2011, me vlerë 114,000 euro, me burim “Investim Familjar nga kursimet dhe kredia ne Banke”, transmeton RahovecPress. Ai gjithashtu e ka deklaruar një shtëpi banimi të trashëguar që e ka vlerësuar 30,000 euro dhe tokë bujqësore, 3 hektarë “të trashëguar dhe të blerë”, që i ka vlerësuar 300,000 euro.

Në pasuri të luajtshme, ai ka deklaruar një veturë, të cilës nuk i ka treguar markën. Vetura është e blerë dhe ka vlerën 4,000 euro.

Vehapi gjithashtu ka deklaruar se i ka 1,169.86 euro në bankën NLB në Prishtinë, njofton RahovecPress.

Vehapi gjithashtu ka deklaruar se ka marrë një kredi në vitin 2015, me vlerë 15,000 euro që do ta paguajë deri në vitin 2017, të cilën ka deklaruar se e ka marrë “për rregullimin e shtëpisë”.

Vehapi merr rrogë vjetore nga Komuna, 14,651.27 euro dhe rrogë 2,756.34 nga Universiteti ku ligjëron.

Vehapi ka deklaruar edhe pagat e fëmijëve të tij.

Një fëmijë i Vehapit punon në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë, ku paguhet 4,918.64 euro në vit, tjetri në Ministrinë e Punëve të Jashtme, ku paguhet 5,177.95 euro në vit dhe një në kompaninë për menaxhimin e deponive në Kosovë, ku merr 6,197.65 euro në vit.

Në fund të formularit, Vehapi ka sqaruar:

* Nga muaji shkurt 2016 jam i angazhuar per Mesimdhenie me kontrate per 4 muaj ne Universitetin e Mitrovices (Paga mujore ne vlere 300 euro).

* Toka bujqesore prej 3 hektaresh ne vlere prej 200.000 euro, vetem 1/5 e siperfaqes dhe e vleres eshte prone e deklaruesit.

* Po ashtu nuk kam ne pronesi siperfaqe pyjore (pronar te siperfaqes pyjore prej 2 hektaresh, jane trashegimtaret tjere, vellezerit e deklaruesit) /RahovecPress

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.