Plani Rregullues i Hollësishëm ” Qendra e vjetër e qytetit të Rahovecit”, në vazhdën e debateve të këtij projekti me rëndësi për trashëgiminë kulturore, u debatua edhe në pjesën e epërme të Rahovecit, ku të pranishëm ishin nënkryetari i komunës Xhemali Haxhimustafa, drejtori i Drejtorisë për Urbanizëm, Planifikim dhe Mbrojtje të Mjedisit, Fehmi Hoxha, përfaqësues të Zyrës Regjionale të OSBE në Prizren dhe Shkëlqim Daci, zyrtar nga ChWB.
Drejtori Hoxha, pasi përshëndeti të pranishmit për prezencën e tyre, thotë se komuna e Rahovecit në bashkëpunim me Organizatën Joqeveritare ChWB Suedeze, me qëllim të Rregullimit të qendrës së vjetër të Rahovecit, i ka organizuar katër debate me qytetarë. Planifikimi hapësinor është kusht për të debatuar me qytetarët, sepse kjo është edhe obligim ligjor.
Shkëlqim Daci, në mënyrë profesionale elaboroi Planin Rregullues ” Qendra e vjetër e qytetit të Rahovecit” , i cili plan përfshinë 27.5 Ha brenda qytetit të Rahovecit , në vazhdim thotë se kemi ndihmuar Komunën e Rahovecit në hartimin e këtij plani, të cilin do të prezantojmë sot, përmbajtjen e planit, synimet, objektivat dhe rregullat e kontrollit të zhvillimit.
Po ashtu në elaburimin e këtij plani, Daci foli edhe për pikat kyçe duke thënë se të gjitha procedurat janë zbatuar duke filluar nga përmbajtja, vizioni i Planit është zhvillimi ekonomik lokal, krijimi i strukturës për turizëm, të artizanateve, dhe krijimi i qëndrueshmërisë të trashëgimisë kulturore, lëvizja e lirë e qytetarëve.
Vadet Kadiri, zyrtar i drejtorisë së Urbanizmit, në vazhdim shpjegoi të pranishmëve kufijtë ku përfshihet zona e Planit Rregullues.
Plani Rregullues është përkrahur nga të pranishmit, qytetarët serb dhe të komunitetit RAE, të cilit jetojnë në pjesën e epërme të Rahovecit.
Pas këtij debati, do të vazhdoj procedura për shqyrtim publik të këtij draft Plani Rregullues. /Rahoveci24/