Komandanti i Brigadës 124, Ismet Tara, gjatë paraqitjes televizive në Kanal 10 foli edhe rreth protestës së rahovecianë e kundër hyrjes së forcave ruse në Rahovec.
Ai tha se protestat e mëdha që i bënë qytetarët duke qëndruar në hyrje të qytetit ngritën mbarë opinionin botëror për çështjen e Kosovës.
Sipas tij kjo protestë që ishte në koordinim me Brigadën 124 e mbajti opinionin ndërkombëtar të vëmendshëm ndaj Kosovës deri në vitin 2008 kur u shpall pavarësia.
Kujtojmë se protesta e rahovecianëve kundër hyrjes së forcave ruse ishte temë në televizionet më të mëdha të botës si Euronews, BBC, CNN etj.