Ish-trajneri i KB Rahovecit në kategorinë e meshkujve, por edhe të femrave, Ismet Kollari, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook ka kritikuar stërvitjet e KB Rahovecit nën udhëheqjen e strategut grek, Fotis Takianos.
Në postimin e tij në Facebook që po e sjellim të plotë dhe të pa edituar, Ismet Kollari i cilëson “të tmerrshme” stërvitjet e klubit me veç 8 lojtarë.
Rahoveci24 kishte paralajmëruar se klubi po mbetet pa lojtarë për stërvitje në prag të sezonit, teksa nuk ka përfshirë në projekt yjet vendase si Bardh Rexha e Altin Selmancena të cilët janë tashmë të larguar nga klubi.
Ndër tjerash, Kollari thotë se nuk po kuptohet trajneri me lojtarët, ndërkaq thotë se nuk mund të kuptojë se pse në stërvitje nuk marrin pjesë basketbollistët e talentuar të Rahovecit, por aty prezent është kryesia e klubit.
Teksa po e publikojmë këtë postim nga ish-trajneri i Rahovecit, kujtojmë se Rahoveci po mban stërvitjet me 8 lojtarë, teksa dy amerikanët e mbetur vijnë vetëm pas 30 gushtit. Ndërkaq, klubi s’ka bërë ende as edhe një falënderim për tashmë ish-lojtarët Bardh Rexhën e Altin Selmancenën që u rritën në klub.
I pa edituar postimi i Ismet Kollarit:

