Një prej futbollistëve më të mirë që kanë dalë nga Rahoveci, Isa Emihaziri, ka nënshkruar me Gjilanin.
Sulmuesi ka kaluar te klubi gjilanas nga kampioni Ferronikeli, ku edhe u shpall kampion.
Megjithatë, Gjilani e ka kërkuar atë me ngulm dhe pas disa negociatave është realizuar edhe transferimi që e kanë kërkuar me shumë ngulm ekipi i Gjilanit.
Sulmuesi rahovecian pritet të jetë startues për Gjilanin sezonin e ri, ekip i cili edhe kërkon ta fitojë titullin e kampionit të Kosovës, shkruan Rahoveci24.
Isa Eminhaziri mbetet ndër lojtarët më të mirë të Superligës tash e sa vite, teksa performancat e tij gjithmonë kanë tërhequr vëmendjen e mediave. /Rahoveci24/