Ylli i futbollit nga Rahoveci, Isa Eminhaziri është treguar vendimtar kur në minutën e 97-të të ndeshjes së ekipit të tij Gjilanit, asistoi për golin e fitores ndaj rivalit të përbetuar të qytetit Dritës para 12 mijë shikuesve.
Rreth 12 mijë shikues ishin prezent në stadiumin e Gjilanit ku, ekipi i Isa Eminhazirit luajti derbin e madh ndaj Dritës.
Pas shumë rasteve shënimi dhe tensioneve në këtë ndeshje derbi, ishte Eminhaziri ai që e tregoi formën e madhe.
Nga një gjuajtje e lirë, ai ishte preciz duke asistuar për kapitenin Ylber Kastratain, i cili me kokë shënoi për 1-0 dhe fitoren e madhe të Gjilanit në derbin e madh.
Eminhaziri është në formë të lartë sivjet në Superligë pasi ka plot katër gola dhe disa asistime, duke qenë prej sulmuesve më të rrezikshëm. /Rahoveci24/