Isa e nisë sezonin me gol, Toni pëson lëndim

Isa Eminhaziri ka shënuar gol në hapje të sezonit të Superligës me Gjilanin.

Ai shënoi golin hapës në fitoren ndaj Besës, duke shfrytëzuar një harkim për të shënuar me kokë.

Ky ëshët start perfekt i Isës, por start të mirë nuk pati Meriton Korenica.

Toni u lëndua në ndeshjen hapëse ndaj Vëllaznimit në Gjakovë, ku agresiviteti i tepruar i vendasve i lejuar nga referimi i padrejt bëri që ai të lëndohet në gju.

Ende nuk dihet situata e Tonit pas këtij lëndimi dhe kur do të rikthehet. Ai u zëvëndësua në minutën e 25-të të takimit.

Toni u konsiderua si një prej top lojtarëve për këtë edicion të Superligës pas një përgatitje fenomenale parasezonale.

Liria e Tonit pësoi humbje 1-0 nga Vëllaznimi në Gjakovë. /Telegrafi/

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.