Isa bën krenar Rahovecin, shënon dy gola në fitoren ndaj Lirisë

Gjilani ka vazhduar me fitore në Superligën e Kosovës në futboll, pasi ka mposhtur në shtëpi Lirinë me rezultat 2-0.

Skuadra gjilanase ka shfrytëzuar për mrekulli terrenin vendas, duke shënuar edhe një fitore të radhës pas asaj në fundjavë ndaj Hajvalisë.

640x74

Kësaj radhe ishte Liria e cila ‘ra’ në “Stadiumin e Qytetit”, me dy gola të shënuara nga sulmuesi Isa Eminhaziri.

Eminhaziri kaloi Gjilanin herët në epërsi, pasi në minutën e shtatë ishte i saktë për 1-0, ndërsa në vazhdim të kësaj pjese edhe përkundër shumë rasteve skuadra shkuan në pushim me këtë rezultat.

Edhe pjesa e dytë foli në të mirë të vendasve, të cilët përsëri gjetën shpejt golin, ku në minutën e 53 ishte sërish Eminhaziri që shënoi për 2-0 dhe me këtë rezultat përfundoj ndeshja. /Telegrafi/

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.