Ironia për çiftet u shndërrua në “fake news”, kryetari Latifi goditet nga llumi mediatik

Kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi, bëri një ironi seancën e kaluar të Kuvendit Komunal – ndërlidhet me miratimin e PZHK-së, që do t’i hapë rrugë ndërtimeve të larta dhe duke ironizuar kryeministrin Kurti për premtimin e pambajtur për çiftet e reja, ai ironizoi duke thënë se “komuna e Rahovecit do t’i bëjë këto banesa për çifte” pasi tashmë është miratuar PZHK.

Kjo ironi e Smajl Latifi qëllimisht është nxjerrë nga konteksti nga llumi informativ që ka kapluar Rahovecin, ku tashmë janë hapur portale si kërpudha për interesa të secilës partie politike.

640x74

Rahoveci24 e ka analizuar me kujdes këtë deklaratë të bërë mbrëmë nga Latifi dhe hezitoi ta publikonte atë, duke kuptuar se bëhet fjalë për ironi.

Megjithatë, llumi informativ goditi Latifin në mënyrën më të fuqishme të mundshme, pasi kjo ironi “në formë premtimi” u shpërnda nga të gjitha mediat nacionale.

Kjo tregon se sa i rrezikshëm është fenomeni i “fake news” dhe sa lehtë përhapet në vendin tonë nga pseudo-gazetarët të cilët janë e keqja e këtij vendi në kuadër të llumit informativ.

Për këtë ka reaguar edhe vet kryetari Latifi, i cili ka thënë se ironia e tij e shpërndarë si fake neës është goditje politike për të.

Më poshtë deklarata e plotë e Latifit në formë ironike:

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.