Investoi mbi 15 mil. veç në qytet, Smajl Latifi tejkaloi të gjitha parashikimet për qytetin

Në një periudhë kur pritshmëritë për investime në qytetin e Rahovecit ishin të ulëta, kryetari Smajl Latifi ka arritur të realizojë një plan që kap shifrën mbi 15 milionë euro vetëm për qytetin, duke e tejkaluar çdo parashikim dhe paragjykim.

Ky volum investimesh ka transformuar qendrën urbane të Rahovecit dhe ka dhënë bazën për një zhvillim të qëndrueshëm në fusha kyçe si infrastruktura, kultura, sporti dhe shëndetësia.

osa1


✅ Projektet kryesore në qytet

  • Ndërtimi i Sheshit Qendror të Qytetit – mbi 4 milion €
  • Asfaltimi i 15 rrugëve në qytet – 3.3 milion €
  • Ndërtimi i Qendrës Rinore dhe Kulturore – 3.0 milion €
  • Kompleksi Sportiv (dy faza) – rreth 1.0 milion €
  • Renovimi i QKMF-së (dy faza) – rreth 650 mijë €
  • Renovimi i shtëpive të komunitetit – 768 mijë €
  • Unaza e Sheshit – Rrugët “Ibrahim Rugova”, rr. “Muharrem Dina” dhe “Xhelal Hajda – Toni” – mbi 500 mijë€
  • Meremetimi i rrugëve dhe trotuareve – 294 mijë €

🌆 Transformimi i qytetit

Falë këtyre projekteve, qytetarët e Rahovecit kanë fituar një shesh qendror modern, një qendër rinore multifunksionale për kulturë dhe argëtim, kushte më të mira sportive, si dhe shërbime shëndetësore të avancuara.

Në të njëjtën kohë, investimet në infrastrukturë rrugore, në banim social dhe në mbështetje të sektorit bujqësor brenda qytetit kanë krijuar standarde të reja për zhvillimin urban.


🏆 Përtej pritshmërive

Investimi mbi 15 milionë euro vetëm për qytetin është dëshmi e qartë se Rahoveci ka kaluar në një fazë të re zhvillimi, duke tejkaluar çdo pritje dhe duke vendosur bazën për një qytet më funksional, më modern dhe më të jetueshëm.

Artikull i sponsorizuar nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK)

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.