Interi do ta huazoj në kampionatin zviceran yllin e ri të Kosovës, Andi Hotin

Andi Hoti do të rikthehet te Interi pas një viti të kaluar si i huazuar te Freiburg II në Bundesliga 3.

Qendërmbrojtësi i talentuar i Kosovës megjithatë nuk do të mbetet te Neroazzurët, pasi e pret një huazim tjetër për edicionin 2023/24.

640x74

Skuadra italiane do ta huazoj përsëri Hotin, por kësaj radhe në elitën e futbollit zviceran.

Grasshopper ka shprehur interesim për ta rikthyer Hotin në Zvicër dhe duket se është pranë marrëveshjes me Interin.

20-vjeçari këtë edicion ka zhvilluar 22 ndeshje në Bundesliga 3 ku ka shënuar një gol dhe ka asistuar në një tjetër.

Qendërmbrojtësi i Kosovës U21 pritet t’i bashkohet si huazim GC ku do të ketë hapësira edhe më të mëdha.

Kujtojmë që Andi Hoti është lindur dhe rritur në Zurich, derisa iu bashkua Akademisë së Interit në vitin 2020 nga Akademia e Zurichut.

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.