Inspektorati vendosi shkarkimin e tij, Avni Morina: Vazhdojmë +4 vite

Drejtori i Arsimit në komunën e Rahovecit, Avni Morina, nuk e ka ndërmend që të respektojë vendimin për shkarkimin e tij që e ka marrë Inspektorati i Arsimit pas ankesës së mësimdhënësve.

Inspektorati i Arsimit mori vendim që obligon kryetarin Smajl Latifi ta shkarkojë Avni Morinën pasi janë gjetur shkelje të ligjit nga ky i fundit kur ka tentuar që të manipulojë punësimet e konkurseve.

Avni Morina njihet si një prej njerëzve më të besueshëm të Smajl Latifit dhe ai ka refuzuar që të dorëhiqet vet nga kjo pozitë për të ruajtur kredibilitetin e partisë.


“Në zyrën time të punës, vazhdojmë +4 vite”, u shpreh Avni Morina pasuar nga disa komente të përkrahësve të Smajl Latifit që i dhanë “respekt” atij për keqpërdorimet e pozitës zyrtare.

Mbetet të shihet cilat do të jenë procedurat tjera të Inspektoratit të Arimit ndaj Avni Morinës dhe nëse ky i fundit do të vazhdojë njëmend të injorojë vendimet e institucioneve ekzekutive pasi vet shkeli ligjin. /Rahoveci24/

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.