Inspektohet punimet në rrugën që lidh fshatin Retij e Ulët të Rahovecit me Mamushën

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Idriz Vehapi dhe Muhamet Behra, drejtor i Drejtorisë për Shërbime Publike të shoqëruar edhe nga kryetari i Komunës së Mamushës, Arif Butuc kanë parë sot nga afër punimet të cilat janë duke u realizuar në projektin e asfaltimit të rrugës, që lidh fshatin Retij e Ulët të Komunës së Rahovecit me Komunën e Mamushës.

Projekti për ndërtimin dhe asfaltimin e rrugës, ka filluar gjatë muajit korrik, gjatësia e rrugës sipas projektit është 1147.13 metra, gjerësia 6 metra, vlera totale e projektit është 99 355.09 euro.

reti 1

reti 2

reti 3

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.