Inicohet procedura për dy rrugë një-kahëshe në qytet

Qyteti i Rahovecit. Rahovec. 28.05.15. Photo: Atdhe Mulla

Për inicimin e procedurave për planifikim, që rrugët “Ibrahim Rugova” dhe “Xhafer Nurkasa” në qytetin e Rahovecit të bëhen njëkahëshe.

Duke u bazuar në nenin 4, paragrafi 2, pika 2.2 të Ligjit Nr.05/L-088 për Rregullat e Trafikut Rrugor, Drejtoria për Shërbime Publike në Komunën e Rahovecit,  në bashkëpunim me Policinë e Kosovës  dhe në konsultim me komunitetin, bëjnë rregullimin teknik të trafikut nëpër rrugët publike nën administrimin përkatës të tyre.

640x74

Andaj, njoftohen qytetarët që jetojnë afër rrugëve “Ibrahim Rugova” dhe “Xhafer Nurkasa” në qytetin e Rahovecit, se për këto dy rrugë do të nisin procedurat ligjore që të bëhen rrugë njëkahëshe.

Arsyeja e planifikimit për t’i bërë dy rrugët njëkahëshe është bazuar në kërkesat që kanë ardhur nga qytetarët dhe anëtarët e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi në mbledhjen e mbajtur me 09.06.2021, me arsyetimin që këto dy rrugë janë shumë të frekuentuara nga qytetarët.

Rruga “Ibrahim Rugova”  ka gjatësi prej 609 metra, kurse rruga  “Xhafer Nurkasa” ka gjatësi prej 198 metra.

Ftohen policia, ekspertët e komunikacionit dhe qytetarët që sugjerimet, komentet dhe vërejtjet t’i dërgojnë në këto e-maile: Perparim.Krasniqi@rks-gov.net dhe Haziz.Krasniqi@rks-gov.net.

Komentet mund t’i dërgoni nga dita e publikimit të njoftimit deri  më 23 mars 2022, në orën: 16:00.

Bashkangjitur gjeni fotot e rrugëve të cilët planifikohen të bëhen njëkahëshe.

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.