Edhe këtë vit me 24 Maj, organizohet aksionin më i madhë në vend, për kujdesin, pastrimin dhe mbrojtjen e ambientit si në tërë Kosovën ashtu edhe në Rahovec.
Këtë nën moton “ Mos t’shoh mo tu gjujtë “ dhe në përkrahjen e fuqishme të komunës së Rahovecit, respektivisht, Kryetarit të Komunës, z. Idriz Vehapi, e në bashkëpunim të ngushtë me Drejtorin për Shërbime Publike, nën udhëheqjen e z. Muhamet Behra, Qendrës Rinore, Shoqatës së Gruas “ Hareja “ , “ Kryqit të kuq “, Këshillit Rinor të Rahovecit, Kompanive publike të pastrimit, do të organizohet aksionin, duke filluar nga ora 10: 00 në oborrin e komunës, me hapjen solemne, si dhë në tërë komunën do të kemi aksion të grumbullimit të mbeturinave.
Shkollat, këshillat e fshatrave dhe lagjeve nën udhëheqjen e kryetarëve, do të organizohen githashtu. Në këtë aksion pritet të kemi mbi 750 vullnetarë vecuar nga institucionet që do të marrin pjesë dhe do të kemi mijëra tonelata mbeturina të grumbulluara.
Ftohen të gjithë qytetarët e komunës sonë, që të bashkëngjiten me 24 Maj, nga ora 10:00 aksionit të grumbullimit të mbeturinave, para cdo shtëpije, lagje, dyqani, apo vendi ku jeton dhe vepron.
“ Sëbashku mundemi të kemi një ambient të pastër…”
24 Maji – Aksioni – Ta pastrojmë Kosovën – Ta pastrojmë Rahovecin
“ MOS T ’ SHOH MO ME GJUJTË ”
Koordinatori: Enis Berisha