Informata për ajrin e papastër në Rahovec, e pavërtetë

Mediat nga i gjithë vendi edhe një herë treguan shkurtpamësinë e tyre kur bëhet fjalë për verifikimin e lajmeve.

Një numër i madh mediash raportuan se ajri është skandaloz në Rahovec, sipas matësit të ndotjes së ajrit që është i vendosur te IPKO.

Në platformën AirVisual, del se në Rahovec kualiteti i ajrit është i rrezikshëm, apo “Hazardous” me 1357 US AQI.

Megjithatë, Rahoveci24 dëshiron të demantojë të gjitha këto informacione, pasi që ajri në Rahovec është më i pastri në gjithë Kosovën, shkruan Rahoveci24.

Se ekziston një ndotje e tillë, kjo nuk është e vërtet dhe se bëhet fjalë për një problem teknik në instrumentin e matjes së ajrit që gjendet në lokalin e IPKO-s.

Një shembull për këtë është edhe matja e ajrit në Obiliq, ku duket 10 herë më i mirë sipas kësaj ueb faqe se sa në Rahovec, e kjo pa dyshim se është e pamundur kur dihet se në Obiliq janë termocentralet.

Mos u frikësoni, Rahoveci është oksigjeni i Kosovës sa i përket ajrit të pastër, pasi që relievi i përthyer gjeografik ndikon që masat e ndotura ajrore nga qytetet veri-lindore të vendit të mos arrijnë në qytet e po ashtu edhe gjelbrimi i madh e kultivimi i bujqësisë ndikojnë në një gjë të tillë. /rahoveci24/

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.