“Infermieria forcë për ndryshim”, shënohet dita ndërkombëtare e Infermierisë në Rahovec

Nën moton-“Infermieria forcë për ndryshim”, me rastin e 12 Majit ditës ndërkombëtare të Infermierisë, Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare me një aktivitet në teren të drejtuar nga Kryeinfermierja znj. Bukurije Qanta dhe Koordinatorit dr. Qazim Cana, dolën në dy pika brenda Qytetit duke vendosur tavolina te pajisuara, të shoqëruar nga një numri rreth 10 infermirëve të tjerë bënë këshillime dhe matje të shtypjeve qytetarëve të moshuar, duke treguar kujdes të shtuar për shëndetin publik të qytetarëve në përgjithësi.

Roli i infermierisë në sistemin shëndetësor në komunën tonë vazhdon të jetë një prej prioriteteve të domosdoshëm, i cili është dëshmuar edhe me investime të vazhdueshme në ngritje profesionale si dhe të numrit të punëtorëve në kuadër të këtij sektori shëndetësor.

infer

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.