Padyshim se tifozët rahovecas e kujtojnë me nostalgji karizmën e tij.
Marijan Ilievksi nga sot e tutje do të jetë trajner i ri i Pelisterit, skuadër kjo nga qyteti i Bitolas (Manastirit), përcjell Rahoveci24.
Sip shkruan portali verioro-maqedonas, “ekipa.mk”, Pelisteri ka qenë skuadra më aktive në tregun e transferimeve deri më tani, teksa me arritjen e marrëveshjes me ishin e “Vreshtarëve”, synon majen e basketbollit në vend.
Skuadra edicionin e kaluar për një fije fati s’e arriti “Play Offin”, teksa me vendimin e federatës për mbylljen e sezonit duke mos rënë asnjë ekip dhe duke u inkuadruar dy sosh, liga do të zgjerohet me 12 klube, fakt ky që premton rivalitet në vendin fqinj.
Gjithsesi, vëmendja jonë do të jetë te Pelisteri, ku edhe pritet të shihet nga afër, sesi do të menaxhohet klubi i cili momentalisht gëzon bugjet mbi mesataren dhe lojtarë me emër, me të cilët synon suksese, pse jo edhe trofe.