Ikona e arsimit Hyrishahe Sylka: I gjithë Rahoveci në këmbë për Zonjën e Hekurt, Beatrisa Pista Demirin

Ikona e arsimit të Rahovecit me përvojë 36 vjeçare, Hyrishahe Sylka, me anë të një mesazhi emocional, ka kërkuar përkrahjen e gjithë Rahovecit për Beatrisa Pista Demirin.

Kandidatja e Fillimit të Ri që ka numrin 63 në listën për deputete ka publikuar një video në faqen e saj, ku shihet mësuesja e saj e parë në fëmijëri, Hyrishahe Sylka, teksa flet për të dhe personalitetin e saj.

Ironia e fatit është se deri para fushatës zgjedhore ishte pikërisht nxënësja e Hyrishahe Sylkës, tash kandidatja për deputete, ajo që ishte edhe drejtoreshë në shkollën “Bekim Sylka”, ku edhe Sylka vepron tash e 36 vjet.

Ajo e përshkruan ish nxënësen e saj, deri tash drejtoreshën e shkollës “Bekim Sylka” dhe tash kandidaten për deputete si një personalitet i fortë dhe thotë se epiteti si Zonja e Hekurt asaj i përshtatet plotësisht pas tejkalimit të sfidave jetësore dhe kontributit që ka bërë për shoqërinë.

Beatrisa Pista Demiri konsiderohet si favorite absolute për të qenë përfaqësuesja e Rahovecit në Kuvendin e Kosovës për herë të parë pas rreth një dekade, teksa ajo deri tash fushatën zgjedhore e ka fokusuar kryesisht në program konkret dhe me premtime të cilat ajo do të insistojë që të realizohen nga foltorja e Kuvendit.

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.