Idriz Vehapi vazhdon lidershipin, i pakontestueshëm në PDK

Ish-kryetari i Rahovecit, Idriz Vehapi, është rizgjidhur kryetar i PDK-së në Rahovec.

Dilema për zgjedhjen e tij nuk kishte pasi 98% të votave në Kuvendin Zgjedhor i takuan Vehapit.

Më e votuara ishte Erlira Mullabazi për organet drejtuese të partisë, Këshillin Drejtues dhe delegate në qendër.

Para të pranishmëve Vehapi konfirmoi se PDK do ta kthejë sërish qeverisjen në Rahovec si top proritet të tij.

Prezent në Kuvend ishin figurat eminente të PDK-së si dhe kandidatët për deputet Beatrisa Pista – Demiri dhe Andin Hoti që përkrahën Vehapin.

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.