Idriz Vehapi ka uruar 20 vjetorin e fillimit të luftës për çlirim.
Ai publikimin e bëri në rrjetin social Facebook, ku ka kujtuar përpjekjen për liri.
Postimi i plotë:
Sot, në përvjetorin e 20-të të fillimit të luftës për çlirimin e qytetit të Rahovecit, i kujtojmë dëshmorët dhe të rënët, si dhe sakrificën e gjithë popullit liridashës të këtij venbanimi të lashtë, të cilët ato ditë të vështira bënë heroizëm deri në vetëmohim për të mbrojtur shtëpinë e tyre, qytetin e tyre, tokën e tyre.
Luftime të ashpra frontale u zhvilluan fillimisht në fshatin Fortesë në përpjekje për të penguar depërtimin e forcave paramilitare e militare serbe në drejtim të qytetit të Rahovecit. Edhe pse te pabarabartë në teknikë luftarake, djemtë e UÇK-së dhe i tërë populli, bënë heroizëm të pashoq. Shumë djemë ranë në fushën e nderit dhe u bënë themeli i lirisë së Rahovecit dhe Kosovës. U bënë heronj dhe dëshmorë të kombit dhe frymëzimi ynë për ta vlerësuar lirinë dhe për ta ndërtuar të ardhmen në Republikën e Kosovës!
Lavdi e përjetshme të gjithë atyre që dhanë jetën për liri!
Lavdi e përjetshme heronjve dhe dëshmorëve të Rahovecit!
Lavdi e përjetshme të gjithë dëshmorëve të kombit!