Kryetari i PDK-së në Rahovec Prof.Dr Idriz Vehapi, gjatë ditës së sotme e ka nënshkruar Peticionin e nisur nga këshilli i qytetarëve të Rahovecit për autostradën e Dukagjinit.
Profesor Idriz Vehapi ka thënë se peticioni përfshinë qëndrimin e PDK-së se autostrada duhet të jetë në shërbim të qytetarëve dhe zhvillimit ekonomik të komunës së Rahovecit.
Një ashtu gjatë nënshkrimit të Peticionit z.Vehapi është njoftuar që Peticioni gjatë javës së ardhshme do të dorzohet tek Kryetari i Kuvendit z.Kadri Veseli ku më pas do të procedohet tek Komisioni për Peticione, ku synimi është që të organizohet seanca e jashtzakoshme rreth pakënaqësive të banorve të komunës së Rahovecit dhe synimi është që të miratohet edhe një rezulutë ku do të mirren parasysh kërkesat e banorëve të Rahovecit.