Sot në zyret e ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe të Sportit u mbajt takimi mes ministrit Kujtim Shala dhe bordit të KB Rahovecit, kapitenit Besnik Sharku dhe përfaqësuesve të tifozëve Vreshtarët.
Në këtë takim ishte paraparë që tē jetë prezent edhe Avdullah Hoti, por kryetari i degës së LDK-së në Rahovec i iku takimit duke lënë kompirin e nxehtë në duart e shokut që po e tradhton, Kujtim Shalës.
Sharlatani Shala vazhdoi me retorikën boshe duke thënë se ka shumë vështirësi, dhe se duhen 820 mijë euro kurse ministria ka 270 mijë euro, mësojnë burimet e Rahobeci24.
Ai tha se do të shikoet të gjindet zgjidhja dhe që në maj të nisin punimet.
Pas shumë kritikave nga zyrtarët e klubit ku më i zëshmi ishte kryeatari Alban Rama, dhe pas fjalëve të kapitenit Besnik Sharku, ishin tifozët ata që në sy i thanë ministrit se do të vazhdojnë me protesta edhe më masive nëse nuk fillojnë ndërtimet brenda pak ditësh.
Pas fjalëve të përfaqësuesve të Ultras Vreshtarëve, ishte Kujtim Shala ai që në shenjë irritimi dhe nervoze përplasi dyert dhe iki kokëulur nga takimi duke lënë atë në gjysmë. Duket se atij nuk i pëlqyen fjalët e tifozëve të cilët edhe një herë mbrojtën qytetin.
Sipas logjikës dhe burimeve të Rahoveci24 nuk ka mundësi që palestra të bëhet gati për sezonin e ri sepse në fillim të majit janë zgjedhjet dhe deri atëherë nuk pritet të nisë ndërtimi kështu që Kujtim Shala do largohet dhe vendi shkon në zgjedhje pa u kryer ky projekt.
Rahovecianët më shumë se kurrë duhet të jenë të kujdesshëm dhe të mos lejojnë shfrytëzimin e palestrës për fushatë.